Lajme
Gjermani: 2.7 miliardë euro për armatimin e Ukrainës
Gjermania është duke përgatitur pakon e re të ndihmës në armatim për Ukrainën, vlera e të cilës është 2.7 miliardë euro. Kjo është pakoja më e madhe e Berlinit për Kievin, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Ne shpresojmë për një përfundim të shpejtë të kësaj lufte të tmerrshme të Rusisë ndaj popullit ukrainas, por fatkeqësisht fundi nuk duket në horizont. Prandaj, Gjermania do të dërgojë ndihmën që mundet, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, përcjell albinfo.ch.
Paketa e re e ndihmës do të përfshijë edhe 30 tanke shtesë Lepoard, makina të blinduara të llojit Marder, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë vëzhgues. Revista Der Spiegel tha se kjo do të jetë paketa më e madhe e ndihmës që Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës që nga nisja e luftës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar.
Njoftimi për ndihmën e re për Ukrainën vjen në ditën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po viziton Romën, ku pritet të zhvillojë bisedime me liderët politikë. Më pas ai do të shkojë në Berlin.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









