Gjermanët po plaken, kërkojnë fuqi punëtore nga jashtë
Për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani ekspertët kërkojnë ndryshimin e rregullave të migrimit
Ekonomia dhe shoqëria në Gjermani varen shumë nga ekspertët dhe fuqia punëtore e trajnuar dhe kualifikuar mirë. Qysh tani shumë fusha vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, mungesë që bëhet edhe më e madhe me plakjen e popullsisë.
Për ta luftuar atë, një grup ekspertësh të lartë të politikës, industrisë dhe sindikatave kanë përpunuar një plan veprimi, në të cilin kërkohen reforma të gjithanshme sa i përket emigracionit. Bëhet fjalë për një “emigracionit të kontrolluar me kujdes”, raporton DW.
Nën drejtimin e ish-kryetarit të grupit parlamentar të SPD-së, Peter Struk dhe politikanit kristiandemokrat Armin Laschet (CDU) në prill të vitit 2011 u formua komisioni i pavarur i qujatur: “Nevoja për punëtorë të aftësuar dhe emigricionin”.
Formimi i komisionit u mundësua nga një grup i fondacioneve të mëdha gjermane. Ditë më parë, ekspertët e këtij komisioni prezantuan raportin e tyre përfundimtar në Berlin.
Numri i të punësuarve në Gjermani, sipas të dhënave të Struk dhe Laschet, do të bjerë deri në vitin 2025 me 6.7 milionë.
Prandaj, politikanët duhet të reagojnë me oferta më të mira shkollimi dhe mundësi më të mira kualifikimi për të papunët. Por përkrah mundësive më të mëdha për gratë dhe të moshuarit në tregun e punës, duhet të ketë stimulime më të mëdha për prurjen e emigrantëve të kualifikuar në vend.
Humbja e fuqisë punëtore në Gjermani për shkak të ndryshime demografike nuk mund të kompensohet vetëm me forcat punëtore nga Gjermania, theksoi Peter Struk.
Gjithashtu edhe ministrja e Punës, Ursula von der Leyen tha se Gjermania duhet ta kuptojë se do të ketë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar nga jashtë.
Kabineti qeveritar duhet të konsultohet së shpejti për një të ashtuquajtur “kartë blu” për punëtorët e kualifikuar të huaj. Kështu, në të ardhmen duhet të ulet pragu i të ardhurave në 33 000 euro për ato profesione të cilat aktualisht kanë shumë vende të lira të punës. Ndërkaq për grupet e tjera profesionale nga 66.000 euro ky prag duhet të ulet në 44.000 apo në 48.000 €.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










