E-Diaspora
Gjermanet me Bajramajn, 13:0 kundër Sllovenisë
Përveç golit që shënoi vetë, Bajramaj ka përgatitur edhe shtatë nga golat e shënuar gjatë ndeshjes
Përfaqësuesja gjermane e futbollit të femrave ka mundur “pa u lodhur” me rezultatin shumë të thellë 13:0 (7:0) përfaqësuesen sllovene. Me këtë fitore, kampionet evropiane janë në vendin e parë në grupin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror. Në dy ndeshet e deritashme gjermanet kanë grumbulluar 6 pika, kanë shënuar 22 gola dhe nuk kanë marrë asnjë!
Vetëm rreth 500 shikues e kanë parë ndeshjen në Kopër të Sllovenisë, në të cilën u shënuan plot 13 gola. Dy nga lojtaret gjermane, Sasic dhe Mittag kanë shënuar nga tre gola. Ndërsa lojtarja më e mirë e Gjermanisë, Fatmire Bajramaj, e cila deri pak ditë më parë ndodhej në shërim pas lëndimit të pësuar vitin e kaluar, ka shënuar kësaj here vetëm një gol, në minutën 62.
Të kujtojmë se edhe javën e kaluar gjermanet kanë shënuar një fitore të ngjashme, gjegjësisht 9:0 kundër Rusisë. Një meritë të madhe në fitore pati edhe Fatmire Bajramaj, e cila me kthimin e saj në njëmbëdhjetëshin e parë pas 13 muajsh pauzë, ofroi një performancë mjaft bindëse. Përveç golit që shënoi vetë, Bajramaj ka përgatitur edhe shtatë nga golat e shënuar gjatë ndeshjes.
Fatmire Bajramaj, siç shkruajnë mediet gjermane është në prag të martesës me futbollistin shqiptar të bundesligës së dtë, Enis Alushin.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










