Integrimi
Gjermanët, ende jo të gatshëm për t`i pranuar të huajt
Deri në çfarë mase mund të integrohen në shoqërinë gjermane njerëzit me prejardhje migrimi? Një rast i freskët tregon se jo çdo derë është e hapur, madje edhe për dikë që ndjek traditat lokale
Normalisht, kur dikush arrin të qëllojë zogun prej druri në Schützenfest (Festivali i qitësit) në Gjermani, është një rast i mirë për të festuar. Dhe kështu bëri në fillim Mithat Gedik, 33 vjeçari mysliman me prindër turq, pasi qëlloi në shenjë në Schützenfest të qyetit të Werl më 18 korrik.
“Vëllezërit” e tij të St. Georg Schützenbruderschaft (vllazëria e qitësve) e përgëzuan ngrohtësisht dhe i dhanë titullin “Mbret i qitësave” (Schützenkönig) për këtë vit dhe i dhanë një varëse speciale për të shenjuar aftësitë e tij qitëse. Ceremonia u shoqërua edhe nga një shërbesë e veçantë në kishë, ku pastori foli për vlerat kristiane dhe u lut për të mirat e integrimit, shkruan dw.de.
Abdikim i detyruar?
Por të shpallësh një mysliman mbret të klubeve qitëse gjermane, të njohur për konservatorizimin e tyre, duket se nuk është pritur mirë nga shoqata mëmë, Bund der Historischen Deutschen Schützenbruderschaften (BDHS) (Shoqata Historike e Vllazërisë Gjermane të Qitësve).
Kjo shoqatë thotë se Gedik duhet të kthejë mbrapsht titullin e tij dhe nuk i lejohet të shfaqet si mbreti rajonal i Schützenfest, sepse ai është mysliman. Sipas tyre ai as që nuk duhet të ishte pjesë e klubit rajonal.
BDHS i arsyeton këto kërkesa tek paragrafi i dytë i statusit që e cilëson vllazërinë si një “bashkësi të njerëze të krishterë”. Zëdhënësi i BDHS, Rolf Nieborg, tha për agjencinë e lajmve DPA se klubi St. Georg ose duhet t’i kërkojë ‘mbretit’ mysliman të abdikojë ose thjesht ta bëjë ‘mbretin’ jo zyrtar të qitësve. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë klubi rrezikon të përjashtohet nga shoqata mëmë.
Model integrimi
Me reagimin e saj BDHS ka rindezur debatin për tolerancën dhe integrimin në Gjermani. Është ky një rast i veçuar apo tregon në përgjthësi gatishmërinë e shoqërisë gjermane për të pranuar njerëzit që nuk kanë prejardhje gjermane?
Mithat Gedik është i martuar me një grua gjermane, me të cilët ka edhe katër fëmijë. Ai punon në degën e një kompanie të madhe në Mannheim dhe është aktiv si vullnetar në shërbimin e zjarrfikësve të zonës. Dhe pavarësisht se është mysliman, në vitin e fundit të studimeve ai zogjdhi të studionte fenë katolike.
Një tjetër shenjë e vullnetit të tij për tu integruar është hyrja në Schützenverein (klubi lokal i qitësve). Schützenverein është simbol i të qenit pjesë dhe ndjkejes së të njëjtave traditave. Është vendi ku burrat pijnë sëbashku, thellojnë miqësitë dhe bëjnë edhe marrveshje biznesi
BDHS: Gedik duhet të ndërrojë fe
Gedik ndihet mjaft i tishtuar nga kjo histori, por më e rëndë për të është kërkesa e zyrtarëve të BDHS, të cilët sugjerojnë se ai duhet të ndërrojë fenë, pra të bëhet i krishterë. “Nuk mund ta besoj se mund të bëhet një diskutim i tillë në shekullin e 21-të. Gjermania nuk është ende gati për pranimin e të huajve”, deklaroi ai për mediat gjermane.
Sidoqoftë ai tha se ka marrë mbështetje nga shumë njerëz, të cilët i kanë thënë se “kjo nuk ka të bëjë me integrimin”. Tani ai është duke diskutuar me kolegët e tij se çfarë hapash duhet të ndjekë. Por duke gjykuar nga situata ligjore është gjitcka e qartë thotë për DW, Michael Röcken, avokat i specializuar për ligjet e klubeve në Bon. Sipas tij klubet kanë të drejtë të zgjedhin antarët që duan. Një nga ligjet bazë në Kushtetutën gjermane që i garanton barazinë në trajtim për të gjithë qytetarë nuk mund të aplikohet tek klubet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











