Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermanët besojnë se vaksina do të jetë gati në vjeshtë
Shumë grupe shkencëtarësh po merren me zbulimin e vaksinës kundër virusit korona
Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona.
Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane “Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike.
“Nëse të dhënat janë të mira dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë. Me mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën”, u shpreh ai, transmeton TCH.
Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion këtë vit apo në vitin 2021, kjo varet nga konkluzionet e studimeve klinike dhe vendimi i autoriteteve përkatëse, shtoi me tej, duke theksuar se në një repart ekzistues mund të prodhohen “në vit 200-400 milionë doza vaksine”, kundër Covid 19, transmeton TCH.
Faza e parë e prodhimit ndërkohë ka filluar. CureVac, që së fundmi mori nga Bashkimi Evropian 80 milionë euro mbështetje, kërkon ta përdorë investimin e BE për zgjerimin e reparteve të prodhimit. Në vitin 2022 zgjerimi i repartit mund të jetë në funksion, përcjell albinfo.ch.
“Aty mund të prodhojmë në vit 1 miliardë doza vaksine dhe më shumë kundër virusit”, tha Haas për gazetën. Reparti mund të përdoret edhe për prodhimin e vaksinave të tjera, në rast të shpërthimeve të ngjashme të epidemive.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












