Bota
Gjeorgji, përleshje mes protestuesve dhe policisë
Presidenti gjeorgjian, Salomé Zurabishvili, akuzoi Rusinë si armike dhe okupatore, duke theksuar se Moska qëndronte pas trazirave që shpërthyen mbrëmë në Tbilisi.
“Rusia është armike jona dhe pushtuese. Kolona e pestë që ajo menaxhon mund të jetë më e rrezikshme se sa agresioni i hapur dhe vetëm Rusia përfiton nga një ndarje e vendit dhe kjo është arma më e fuqishme sot’’, theksoi Zurabishvili.
Të paktën 39 policë dhe 30 demonstrues u plagosën mbrëmë gjatë përleshjeve që shpërthyen para Parlamentit të Gjeorgjisë dhe që vazhduan gjatë gjithë natës.
Policia u përgjigj me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që përpiqej të hynte në Parlament, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë.
Rusia dhe Gjeorgjia ndërprenë marrëdhëniet diplomatike pas luftës së vitit 2008, kur trupat ruse mbërritën në portat e Tbilisit. Që atëherë, Moska njeh pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë, dy republika separatiste të Gjeorgjisë, të cilat janë bërë ”de facto” shtete satelite të Rusisë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













