Shkurt.ch
Gjeniu 9 vjeçar nuk pranohet në universitet
ETH që është një ndër universitetet elite në nivel botëror i ka bërë familjes së gjeniut të vogël edhe oferta të tjera për të mbështetur talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushë të matematikës
Një fëmijë 9 vjeç me inteligjencë shumë të lartë, i cili tashmë ka kryer provimin e maturës për matematikë, nuk është pranuar për të studiuar matematikën në universitetin ETH të Cyrihut, por, ai është i mirëseardhur të vijë për t`i ndjekur pa detyrime ligjëratat e matematikës ka thënë një zëdhënës i ETH.
Zëdhënësi ka nënvizuar se sipas rregullave për regjistrim në këtë universitet, kandidati duhet të ketë maturën e licencuar nüë nivel federal pse të ketë dhënë ndonjë provim pranues. Por, Maximilian Janisch (kështu quhet vogëlushi) nuk i ka asnjërën prej këtyre.
Ai është duke e ndjekur vitin e parë të gjimnazit, ndërsa maturën speciale për matematikë ai e ka kryer me notë maksimale: 6 me gojë dhe 5.5 me shkrim, shkruan nzz.ch.
ETH (Shkolla e Lartë Politeknike Federale) që është një ndër universitetet elite në nivel botëror, i ka bërë familjes së gjeniut të vogël edhe oferta të tjera për të mbështetur talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushë të matematikës.
Vetë babai i maturantit 9 vjeçar nga Meierskappel (Lucern) është profesor i pensionuar i matematikës.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












