Shkurt.ch
Gjeniu 9 vjeçar konkurron sërish në universitet
Maximilian Janisch nga rrethina e Lucernit, ka konkurruar të regjistrohet në Universitetin e Cyrihut.
Pas refuzimit nga universiteti ETH Zürich, prindërit e gjeniut 9 vjeçar të matematikës, Maximilian Janisch nga rrethina e Lucernit, po provojnë ta regjistrojnë të birin në Universitetin e Cyrihut.
“Maximiliani është ndarë i zhgënjyer nga refuzimi që i ka bërë ETH. Në marrëveshje me të, ne prindërit e tij e kemi paraqitur atë për regjistrim në Universitetin e Cyrihut”, thotë babai i tij Thomas Drisch për “SonntagsZeitung”. Në shkresën që Drisch i ka dërguar më 27 qershor rektorit të Universitetit të Cyrihut, Andreas Fischer, ka shtruar kërkesën që i biri të regjistrohet në Fakultetin e Matematikës për drejtimin “Bachelor of Science in Mathematics”.
Para një muaji Maximiliani 9 vjeçar ka mbaruar maturën e matematikës me notat më të larta.
Në rast se as Universiteti i Cyrihut nuk e pranon atë në studime, babai i Maxit a një plan emergjent: pasi që ai vet është profesor i matematikës, do të jetë vetë ai që do t`i ligjërojë të birit.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












