Autotech
Gjenevë: Vetura e vitit shpallet Jaguar I-Pace
Fuoristrada me bateri elektrike Jaguar I-Pace është shpallur vetura e vitit 2019 në një ceremoni në Gjenevë, pas një gare të pabesueshme mes saj dhe coupe-së sportive Alpine të Renault.
Votimi përfundoi me secilën veturë që mori nga 250 vota për kokë, hera e parë kjo që shënohet një barazim që kur tradita nisi në 1964.
Në përputhje me rregullat, votat u rinumëruan për të parë se si anëtarët e jurisë i kishin renditur veturat dhe pas kësaj, Jaguari doli i pari me 18 vende të para dhe Alpine me 16.
Kjo është hera e parë që Jaguar fiton një çmim në 55 vitet e kompeticionit dhe sigurisht që e ka kënaqur jo pak drejtorin e dizajnit tek jaguar, Ian Callum, i cili edhe e mori çmimin, transmeton “TCH”.
Përveç Jaguarit dhe Alpine, në krye të klasifikimit u renditën edhe Ford Fokusi i ri, Citroen C5 Aircross, Peugeot 507 dhe Kia Ceed, përcjell albinfo.ch.
Çmimi vetura evropiane e vitit është shndërruar tashmë në një institucion dhe luan jo pak rol në tendencat e blerësve të veturave në kontinent.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











