Jeta në Zvicër
Gjenevë: Protestë proizraelite, kundër Hamasit
Në këtë demonstrim ka folur edhe imami Rachid Birbach nga qyteti francez Auxerre, i cili ka mbrojtur politikën e Izraelit
Në kohën kur kudo në botë, edhe në Zvicër, protestat për dhunën në Gaza drejtohen kryesisht kundër politikës izraelite, të mërkurën në Gjenevë ka ndodhur e kundërta. Rreth 200 deri 300 veta kanë mbajtur një manifestim pro Izraelit, i pari i këtij lloji në Zvicër që nga fillimi i ofensivës së Armatës Izraelite në Rripin e Gazës, para tri javësh.
Manifestimi ka pasur një rrjedhë të qetë, shkruan srf.ch. “Ne duam të sjellim një mesazh paqeje, çdo i vdekur është i tepërt”, ka thënë Pierre Weiss, kryetar i Shoqatës Zvicër-Izrael, i cili e ka organizuar këtë manifestim demonstrues.
Është interesante se në këtë demonstrim ka folur edhe një imam. Është fjala për imamin Rachid Birbach nga qyteti francez Auxerre, i cili në fjalën e tij ka dënuar Hamasin islamik. “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, ka thënë ai.
Ngjashëm me të ka folur edhe përfaqësuesi i Izraelit në selinë e OKB-së në Gjenevë, Eviatar Manor.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










