Shkurt.ch
Gjenevë: Mblidhen mbi 2000 franga për një aksion humanitar në Kosovë
Sot, nga ora 9 e mëngjesit shoqata jofitimprurëse “CreAction Geneve” ka mbajtur një aksion me qëllim humanitar, shkruan albinfo.ch.
Ushimqe tradicionale shqiptare u shitën pranë dyqanit Coop në Onex dhe fondet e mbledhura janë dedikuar për një aksion humanitar në Kosovë. Gjatë ditës së sotme, nga shoqata kanë njoftuar se kanë arritur të mbledhin 2017 franga, nga shitja e ushqimeve.
Nga “CreAction Geneve” ka thënë për albinfo.ch për se do të përdoren këto para.
“Kjo shumë është grumbulluar për transportin e materialeve shkollore (banka, karrige), veshmbadhjeve, lodrave, materialeve mjekësore dhe karrocave në Kosovë”, ka njoftuar ata.
Albinfo.ch mëson se mjetet e lartpërmendura janë kontribut i banorëve të Gjenevës, shkollave të Zvicrës dhe spitaleve.
Po ashtu, nga shoqata kanë njoftuar se këto mjete planifikojnë t’i dhurojnë në Kosovë gjatë verës, dhe se janë duke punuar për t’i gjetur rastet në nevojë.
Ndërkaq, shoqata “CreAction Geneve” ka falënderuar të gjithë ata që i kontribuan këtij aksioni. “Mbesim me shpresë që të kemi solidaritet të njëjtë edhe në projektet tona të ardhshme”, kanë shkruar ata.
“CreAction Geneve” është shoqatë jofitimprurëse në Gjenevë, që përbëhet kryesisht nga studentët shqiptarë dhe zviceranë.

Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















