Shkurt.ch
Gjenevë: 80 kilometra not për dosjen e maturës
Dy studentët e Gjenevës kanë pasur sukses në sfidën e tyre: të kalojnë liqenin Léman, në gjithë gjatësinë e tij, për dosjen e tyre të maturës, së bashku me një projekt humanitar.
Në breg të liqenit, përpara Baby-Beach (Gjenevë), një grup adoleshentësh pyesin, të habitur: “Kush janë këta të rinj? Nuk po i njohim, ndoshta janë të njohur…me gjithë këta fotografë përreth. Dhe, kanë të drejtë, sepse Sara-Louise Jokonia dhe Adrian Garcia Pousada u pritën si heronj, të shtunën rreth orës 16:30, pas arritjes së tyre, pasi kishin kaluar liqenin duke notuar në gjithë gjatësinë e tij nga kalaja e Chillon (VD).
“Ne jemi shumë të lumtur që e kemi bërë një gjë të tillë”, thotë me entuziazëm Sara-Louise, e cila rrezaton nga hareja, ndërsa shoku i saj, Adrian Garcia Pousada, thotë: “Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo mikpritje dhe mirëseardhje”.

Një javë më parë dy të rinjtë kanë arritur të tejkalojnë sfidën e notit, duke bërë më shumë se 80 kilometra në shtatë faza të njëpasnjëshme. E gjithë kjo në kuadër të punës së tyre të maturës, e cila përfshin një aspekt humanitar. Sara Louise dhe Adrian Garcia janë munduar të tejkalojnë aftësitë e tyre fizike duke mbledhur fonde për të financuar kompjuterë për shkollat në Zimbabve. Konkretisht, dy të rinjtë kanë në projekt t’u japin qasje teknologjike nxënësve të shkollës fillore në Chikomba. Për të përfunduar 500 metrat e fundit, të dy notuesve u janë bashkuar të rinjtë e shoqatës Noti sporti të Gjenevës, të cilët dëshironin t’i mbështesnin ata në këtë përpjekje përfundimtare.
Nga të qeshurit, në dëshpërim!

Gjatë këtij kalimi, dy notuesit – të cilët përgatisin maturën e tyre dygjuhësore (frëngjisht-anglisht) në seksionin sportiv (notim, pa dyshim) – kanë kaluar nëpër të gjitha emocionet: nga të qeshurit, në dëshpërim, nga zemërimi, në eufori. Kishin dhimbje fizike, lodhje dhe disa faza të pafundme, të tilla si të hënën, kur 10 km e planifikuar për ditë u kthyen në 14 km, sidomos për shkak të valëve. “Ne të dy kemi pasur pasazhe të vështira, por jo në të njëjtën kohë. Prandaj, ne kemi qenë në gjendje të mbështesim njëri-tjetrin. Gjithsesi, kishim në mend qëllimin tonë dhe nuk ishte aspak e lejueshme të mos arrinim. Sot ndihemi shumë më të fortë, sepse dimë se ne jemi të aftë të kalojmë kufijtë tonë”, thotë Adrian Garcia Pousada.

E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











