Shkurt.ch
Gjeneva i përgjigjet Erdoganit: Nuk e heqim fotografinë!
"Ekzekutivi i qytetit të Gjenevës qëndron mbrapa kësaj ekspozite. Prandaj, heqja e fotografisë as që mund të diskutohet”
Qyteti i Gjenevës nuk do të lejojë të ndikohet nga Turqia në marrjen e vendimeve të veta dhe as që diskutohet fare heqja e fotografisë me tekst kritik ndaj Erdoganit. Kështu ka deklaruar për emisionin “Tagesschau” të SRF, përfaqësuesi i ekzekutivit të qytetit, Guillaume Barazzone.
“Gjeneva dhe Zvicra përkrahin lirinë e mendimit. Dhe pikërisht këtë po e bëjnë edhe në Sheshin e Pallatit të Kombeve në Gjenevë, në të cilin pakicat kanë mundësinë që përmes demonstratave të shprehin shqetësimet e tyre. Për këtë arsye ekzekutivi i qytetit të Gjenevës qëndron mbrapa kësaj ekspozite. Prandaj, heqja e fotografisë as që mund të diskutohet”, ka thënë Barazzone.
Siç është raportuar dje (edhe në albinfo.ch) Turqia ka kërkuar nga administrata e qytetit të Gjenevës që të heqë një fotografi nga një tablo e një ekspozite. Bëhet fjalë për fotografinë të cilën e ka realizuar fotografi nga Gjeneva, Demir Sönmez, me prejardhje kurde-armene, në vitin 2014. Në atë fotografi kërkohej përgjegjësi nga kryeministri i atëhershëm (e presidenti i sotëm) i Turqisë, Recep Tayyip Edogan për vrasjen e një të riu në një aksion proteste në Stamboll, transmeton albinfo.ch.
I riu në fjalë pati vdekur pasi që ishte qëlluar në kokë nga një bombë me gaz lotsjellës.
Ndërsa fotografia e përmendur është pjesë e një ekspozite prej 58 pamjesh që po mbahet para selisë së OKB-së në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









