Shkurt.ch
Gjeneva, kantoni zviceran më i kërcënuar nga Brexit-i ?

Vala e shokut e shkaktuar nga votat britanike për të lënë Bashkimin Evropian vazhdon të ndihet. Kantoni i Gjenevës, i cili ka lidhje të ngushta me Britaninë, fillon të shqetësohet në lidhje me pasojat e mundshme të Brexit-it.
“Gjeneva është kantoni zviceran më i prekur nga Brexit-i. Mund të themi se është në një pozitë të ndërvarësisë me Mbretërinë e Bashkuar”, thotë Cenni Najy, një studiues në Forumin Zviceran për Politikë të Jashtme (Foraus), një laborator i ideve nga Berna.
Zvicra dhe Britania e Madhe kanë një marrëdhënie të ngushtë të biznesit. Britania është drejtimi i pestë për eksportet zvicerane dhe i katërti për investime direkte zvicerane.
Gjeneva qëndron si kantoni më i rëndësishëm deri tani për sa i përket importeve nga Britania, gjithsej 1.7 miliardë franga zvicerane në vitin 2015, dy herë më shumë se para dhjetë vjetëve. Ai është gjithashtu eksportuesi dytë më i madh në Britani pas Bazelit. Pa harruar faktin se në Gjenevë jetojnë rreth 7.300 qytetarë britanikë (2015).
Kryetari i qeverisë kantonale, François Longchamp, ndan këto shqetësime, por thotë se është “shumë herët për të gjykuar ndikimin në ekonominë e Gjenevës”.
Partneri i katërt ekonomik

Kolegu i tij, Pierre Maudet, kreu i ekonomisë së kantonit, tregohet gjithashtu i shqetësuar. “Sidomos kur një partner kaq i rëndësishëm i biznesit hyn në një periudhë të tillë të trazuar”. Mbretëria e Bashkuar është partneri i katërt ekonomik më i madh i Gjenevës, pas Francës, Hong-Kongut dhe Shteteve të Bashkuara.
Anthony Conway-Fell, kryetar i seksionit në Gjenevë, i Dhomës British Swiss Chamber of Commerce (BSCC), mundohet të mbetet optimist: “Në të vërtetë, unë nuk shoh shumë ndryshime në horizont, edhe pse reagimi im i parë ishte zhgënjimi”. Kryetari i Dhomës së Tregtisë thekson se ndikimi më i madh në bizneset e bazuara në Gjenevë varet nga vlerësimi i frangut zviceran.
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka ndërhyrë pikërisht të premten në tregun valutor për të parandaluar një shpërthim të frangut zviceran dhe do të vazhdojë të veprojë në përputhje me rrethanat, nëse është e nevojshme. Anthony Conway-Fell imagjinon se kompanitë britanike mund të jenë më pak të prira për të investuar në zyrat e tyre në Gjenevë. Por, ai thekson se trendi i viteve të fundit ka qenë gjithsesi në tendencë të pakësimit së personelit për shkak të kostos së lartë të bërit biznes atje.
Bankat vazhdojnë të jenë të qeta
Sektori bankar i Gjenevës, me rreth 120 banka dhe me më shumë se 18.000 të punësuar, si dhe sektori tregtar dhe ai i industrisë së mallrave (mbi 10.000 punonjës) gëzojnë lidhje të ngushta me Britaninë.
Grégoire Bordier, nënkryetar i Shoqatës së bankierëve privatë zviceranë, tha për gazetën frankofone “Tribune de Genève” se Brexit mund të shkaktojë një fluks të ri të fondeve nga Evropa.
Nga ana e tij, Pierre Mirabaud, ish-presidenti i Shoqatës së Bankave të Zvicrës, ka shprehur kënaqësinë e tij pas votimit të Brexit-it, duke thënë se ndikimi në Zvicër duhet të jetë i kufizuar.
“Disa punëtorë bankarë do të mund të largohen nga Londra për të ardhur në Zvicër, por nuk i besoj shumë një lëvizjeje të tillë”.
Anthony Conway-Fell mendon se do të zhvillohen lidhje të reja të qendrave financiare. “Disa nga kontaktet tona na kanë thënë se nëse do të ketë Brexit, ata do të lëvizin në Frankfurt për të mbetur në kuadër të BE-së”.
Turizmi i kërcënuar
Sektori i turizmit ka gjasa se do të ndikohet në masë të madhe. Në vitin 2015 britanikët kanë përbërë numrin më të madh të qëndrimeve me fjetje në hotelet e Gjenevës, gati 260.000 (3,2% më shumë se në vitin 2014), para francezëve dhe gjermanëve.
Këtë mendim ndan edhe Cenni Najy, i Foraus. Ai theksoi se shumë fluturime me çmime të lira ndërmjet aeroporteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjenevës kanë bërë që Alpet zvicerane dhe franceze të jenë atraktive për sportet e dimrit.
Kompania Easyjet ka rreth 200 lidhje të fluturimit në javë ndërmjet Gjenevës dhe Mbretërisë së Bashkuar, një rritje prej 27% gjatë dekadës së kaluar. Para votimit, CEO Carolyn McCall (CEO) paralajmëroi se Brexit do të thotë fundi i epokës së fluturimeve dhe kthimi në ditët kur fluturimet ishin “të rezervuar për elitën”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?