Jeta në Zvicër
Gjeneva feston 200 vjetorin e hyrjes në Konfederatën Zvicerane
Pasi që Napoleoni tërhiqet, Gjeneva kërkon bashkimin me Konfederatën e Zvicrës. Për këtë arsye Konfederata, në vitin 1814 i dërgon trupat e saj në Gjenevë
Gjeneva, gjatë ditëve të këtij vikendi është duke festuar 200 vjetorin e arritjes së trupave ushtarake të Konfederatës së Zvicrës në territorin që një vit më vonë (1815) do të bëhej kanton në kuadrin e po kësaj konfederate.
Nga vitit 1789 deri në vitin 1813 Gjeneva ka qenë pjesë e Francës, nën sundimin e Napoleonit. Por pasi që Napoleoni tërhiqet, Republika e Gjenevës kërkon bashkimin me Konfederatën e Zvicrës. Për këtë arsye Konfederata e atëhershme i dërgon trupat e saj në Gjenevë, me çka fillon procesi i bashkimit.
Gjeneva, për shkaqe historike, edhe dyqind vjet pas bashkimit, në emërtimin e saj zyrtar “Republika dhe Kantoni i Gjenevës” ruan një lloj mëvetësie Brenda Zvicrës.
Në kuadrin e festimeve, të shtunën është zhvilluar një parakalim me mbi 1200 pjesëmarrës, të cilët kanë parakaluar nga Bastions-Park deri te porti Port-Noir, në Liqenin Leman, aty ku kanë zbarkuar trupat e Konfederatës.
Mysafir në manifestim ka qenë edhe presidenti i Federatës, Didier Burkhalter. “Gjeneva dhe Zvicra për miliona njerëz në botë janë sinonime për paqen.
Liria, solidariteti dhe përgjegjësia janë tri vlerat e përbashkëta të Gjenevës dhe të Zvicrës për këto 200 vite”, ka thënë veç tjerash Burkhalter në fjalën e mbajtur me këtë rast.
Gjatë tri ditëve festive janë planifikuar 200 aktivitete, shkruan srf.ch. Parada të anijeve, koncerte, parakalimi historik etj. I gjithë spektakli kushton 4.5 milionë franga, gjysma e të cilave mbulohet nga taksapaguesit.
Gjeneva sot ka afër 200 mijë banorë dhe është qyteti i dytë në Zvicër pas Cyrihut për nga madhësia. Po ashtu pas Cyrihut është metropoli më i madh bankar në Zvicër. Afër gjysma e banorëve të Gjenevës janë shtetas të huaj.
Gjeneva njihet për numrin e madh të organizatave ndërkombëtare që kanë selinë në këtë qytet. Selia evropiane e OKB-së dhe shumë organizata që veprojnë në kuadrin e saj kanë domicilin e tyre në qytetin buzë liqenit Leman. Po ashtu këtu është themeluar nga Henry Dunant dhe ka selinë edhe Organizata botërore e Kryqit të Kuq etj.
Në vitin 2015 Gjeneva do të festojë sërish. Atëherë do të shënohet 200 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes për bashkim me Konfederatën e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











