Shkurt.ch
Gjeneva është qyteti me hotelet më të shtrenjta në Evropë
Në vendin e dytë vjen Parisi ndërsa Cyrihu, zë vendin e tretë në Evropë dhe të dytin në Zvicër
Një studim i realizuar nga kompania konsulente dhe testuese PwC merret me çështjen se cilat qytete kanë çmimet më të shtrenjta në Evropë sa i përket qëndrimit për një natë në hotel. Dhe siç ndodh zakonisht në këto studime, Zvicra si vendi me standardin ndër më të lartët në botë, duhet të jetë diku nga maja, shkruan srf.ch.
Kësaj here bujtja në hotelet e Gjenevës ka rezultuar të jetë më e kushtueshmja për xhepin e vizitorëve, transmeton albinfo.ch. Kjo edhe është e kuptueshme për një qytet në të cilin kanë selinë shumë organizata ndërkombëtare dhe ku banojnë edhe shumë njerëz të pasur nga e gjithë bota.
Mesatarja e çmimit për një dhomë hoteli në “kryeqytetin diplomatik” është 242.90 euro. Valuta e euros është përdorur në këtë studim me qëllim lehtësimi të krahasimit, thonë në PwC.
Në vendin e dytë të kësaj rangliste vjen Parisi, ku çmimi mesatar për bujtje të një personi në hotel është 231.30 euro. Cyrihu, metropoli i pakontestueshëm i Zvicrës nuk mbetet shumë larg: me 203.90 euro sa kushton dhoma e hotelit për një person, ky qytet zë vendin e tretë në Evropë dhe të dytin në Zvicër.
Në vazhdim të listës së qyteteve me hotelet më të shtrenjta vijnë: Londra Roma dhe Amsterdami.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










