Lajme
Gjenerali iranian: Doja të vdisja në çastin kur raketa goditi avionin ukrainas
Vetëm pak ditë nga rrëzimi i avionit në Iran, ku mbetën të vrarë 176 persona, komandanti i Forcave Ajrore iraniane u shpreh se ai dha urdhër për ndërprerjen e të gjitha fluturimeve nga kompanitë derisa të qetësohej tensioni me SHBA-në, shkruan Alsat-m.tv
Por ky urdhër nuk është vënë në zbatim nga personeli i këtyre kompanive.
Në një konferencë për shtyp, gjenerali Amir-ali-Hajizadeh u shpreh se Irani e goditi avionin me raketë pasi i druheshin një sulmi nga SHBA-ja.
Operatori i mbrojtjes identifikoi avionin, por nuk arriti të lidhej me qendrën e aviacionit iranian për të konfirmuar nëse ai ishte apo jo i kompanive ajrore.
Hajizadeh shprehet se operatori që lëshoi raketën kishte vetëm 10 sekonda kohë për të menduar dhe në pamundësi të konfirmimit, ai vendosi ta godiste, një veprim ky sipas protokollit.
Por, gjenerali ndihet i penduar për këtë ngjarje dhe mori gjithë përgjegjësinë mbi vete.
“Pasi mora vesh që ky avion u godit nga raketat tona, nuk e doja më jetën”, shprehet Hajizadeh gjatë konferencës, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











