Lajme
Kush ishte çifti që vdiq në aksidentin me aeroplan në Zvicër
Një kompozitor i vlerësuar me çmime britanike dhe një saksofoniste e mirënjohur vdiqën së bashku me fëmijën e tyre në përplasjen me aeroplan të dielën në Zvicër.
Çifti Jonathan Goldstein dhe Hannah Marcinowicz u nisën nga aeroporti në Zvicër për në Itali rreth orës 9 të së dielës.
Policia nga kantoni i Valais njoftoi se rreth orës 10:30 avioni i vogël u rrëzua “për shkak të rrethanave të pashpjegueshme” deri sa po i afroheshin kufirit italian dhe shpërtheu në flakë.
Shkaku i përplasjes është ende i panjohur dhe autoritetet zvicerane kanë filluar një hetim.
Në një deklaratë, një familjar tha: ”Të gjithë jemi shkatërruar nga lajmet për vdekjen e Jonathan, Hannah dhe Saskia. Ne i donim kaq shumë. Ata ishin shumë të lumtur së bashku”.
Goldstein ishte një kompozitor i muzikës. Ai kishte agjencinë e tij të prodhimit të muzikës në Londër dhe kishte fituar disa çmime për muzikë origjinale.
Në anën tjetër, Marcinowicz u diplomua në Akademinë Mbretërore të Muzikës dhe luajti me saksofon në shumë orkestra të larta britanike, përfshirë Orkestrën Simfonike në Londër dhe Orkestrën Koncertale në BBC, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












