Kosova
Gjenerali i Forcave Ushtarake të Zvicrës po qëndron në Kosovë
Gjenerali i Forcave Ushtarake të Zvicrës, Philippe Rebord viziton Kosovën
Kreu i Forcave Ushtarake të Zvicrës, Philippe Rebord dhe ministrin për Siguri të kantonit Wallis të Zvicrës, Frederic Favre, kanë ardhur në Kosovë ku u pritën nga ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, përcjellë albinfo.ch.
Delegacioni këtë takim e ka zhvilluar në kuadër të vizitës që i ka bërë Swisscoy-t, misionit ushtarak të Zvicrës në Kosovë me rastunb e 1 Gushtit, ditës së festës kombëtare të Zvicrës.
Rebord dhe Favre në kuadër të qëndrimit të tyre në Ballkan, kanë vizituar edhe forcat ushtarake të Zvicrës të stacionuara në Bosnjë e Hercegovinë.
Ata së bashku me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet kanë vizituar Termocentralin “Kosova A” si termocentralin më të vjetër i ndërtuar në vitin 1962.
Ndër temat e bashkëbisedimit ishte sigurimi nacional i furnizimit me energji, duke përmend edhe nevojat e Kosovës për investime në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë.
Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, ka qenë edhe një temë tjetër që është diskutuar ku Ministri Lluka iu ka bërë të ditur mysafirëve se kanë aplikuar në fonde të BE-së për ndërrimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B”, transmeton albinfo.ch.
Në fund, gjenerali zvicran, Rebord e ka falenderuar Minstrin Lluka për prezantimin e projekteve në fushën e energjisë.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












