Lajme
Gjendja në Maqedoni kërcënon të përshkallëzohet
"Janë te shumtë në Shkup ata që i frikësohen një përshkallëzimi të gjendjes. Përflitet se do të mobilizohen njësi të policisë dhe ushtrisë dhe se ambasadorët e pesë vendeve perëndimore do të dëbohen nga vendi"
Situata e nderë që po mbretëron në Maqedoni pas amnistisë së kontestuar që presidenti i këtij vendi u bëri politikanëve të inkriminuar, po preokupon edhe mediat e huaja. Gazeta austriake “Der Standard” përmes ekspertes së saj për Ballkanin, Adelheid Wölfl është marrë gjerësisht me këtë temë në një artikull të publikuar sot.
“Ata thërrisnin `Pa drejtësi nuk ka paqe”. Ata shkruanin grafitë në portën triumfale. `Ky është populli` mund të lexohet në to, ose `Liri në vend të frikës`. Disa nga demonstruesit u dhuronin lule policëve”, shkruan “Der Standard”, transmeton albinfo.ch.
Për të pestën ditë me radhë, edhe të shtunën në Shkup por edhe në qytete të tjera të Maqedonisë u zhvilluan protesta – si nga opozita socialdemokrate ashtu dhe nga partia qeveritare kolnservatore, VMRO-DPMNE. Javën e kaluar madje ndodhën edhe incidente me ç`rast pati arrestime kur u sulmua ndërtesa presidenciale.
Të shtunën, sërish mijëra demonstrues kërkuan dorëheqjen e presidentit Ivanov, i cili të martën kishte amnistuar 56 politikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Edhe kreu i opozitës Zoran Zaev ndodhej në mesin e protestuesve. Ai mendon se marrëveshja e “Przino” është shkatërruar nga vendimi më i ri i Ivanovit. Kjo marrëveshje e cila vitin e kaluar u arrit me ndërmjetësimin e BE-së duhej të çonte drejt një demokratizimi paqësor dhe zgjedhjeve të reja.
Protestat duhet të vazhdojnë edhe të hënën. Opozitarët po ashtu kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve të caktuara për 5 qershor dhe ngritjen e një qeverie kalimtare, përcjell albinfo.ch. BE-ja dhe SHBA-ja kanë kritikuar amnistinë pasi që ajo i mbron politikanët e korruptuar, shkatërron shtetin ligjor dhe dëmton përpjekjet ndërkombëtare, shkruan më tutje gazeta.
Janë te shumtë në Shkup ata që i frikësohen një përshkallëzimi të gjendjes. Përflitet se do të mobilizohen njësi të policisë dhe ushtrisë dhe se ambasadorët e pesë vendeve perëndimore do të dëbohen nga vendi. Disa maqedonas thuhet se tashmë kanë nxjerrë paratë e tyre nga bankat e këtushme.
Komisari përgjegjüës i BE-së Johannes Hahn, i cili prej disa muajsh po përpiqet të ndërmjetësojë në këtë krizë, është treguar i zhgënjyer me zhvillimet më të reja. Ai u bën thirrje politikanëve të kthehen në tryezën e bisedimeve.
Po ashtu ai ka tërhequr vërejtjen se qeveria e re nuk do të njihet ndërkombëtarisht në rast se nuk do të ketë zgjedhje të ndershme. Zgjidhja nuk shihet ende në horizont ndërsa opozita dëshiron të dalë edhe më tutje në rrugë.
Ivanov, amnistinë e tij e kishte arsyetuar me synimin e tij për t`i dhënë fund krizës politike që kishte filluar para një viti me konfliktin e armatosur në Kumanovë. Në një letër të drejtuar qytetarëve, ai ka shkruar se ka provuar të ndërmjetësojë si mediator në mes të qeverisë dhe opozitës , por kjo e fundit, kryesisht socialdemokratët, nuk kanë treguar interes për këtë. Por, shkruan gazeta, duhet thënë se Ivanov në postin e presidentit është nominuar nga VMRO-DPMNE-ja konservative dhe se SDSM nuk kanë besim në neutralitetin e tij si president.
“Ajo që po ndodh në Maqedoni, nuk është loja jonë. Është e dikujt tjetër”, ka bërë Ivanov insinuata në përzierjen e fuqive të jashtme. Ai ka thënë se është ilegale që komunikimi i gjithë krerëve shtetërorë të kapet nga gazetarët, mediat dhe diplomatët dhe të jetë në duart e një njeriu, përcjell albinfo.ch. Me këtë, Ivanov ka aluduar në protokollet telefonike të prezantuara nga shefi i opozitës, Zaev. Prej disa muajshV MRO-DPMNE akuzon shërbimet sekrete të jashtme se janë të përfshira në gjithë këtë.
Ai ka deklaruar se sërish do të shpallë një amnisti pasi që “institucione të caktuara” kanë ushtruar `ndjekje shtrigash`. Me këtë, Ivanov indirekt është shprehur kundër prokurorisë speciale e cila mbështetet nga BE-ha dhe që ka këmbëngulur se, përkundër amnistisë, do të vazhdojë punën e vet. Ambasadorët perëndimorë javën e kaluar janë radhitur në mënyrë demonstrative në mbështetje të kësaj prokurorie.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










