Lajme
Gjenden të vrarë 5 anëtarë të një familjeje, në Berlin
Policia ka gjetur pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri dhe me plagë të shkaktuara me thikë në një ndërtesë banimi, afër Berlinit
Të shtunën, policia ka gjetur pesë të vdekur – dy të rritur dhe tre fëmijë – në një ndërtesë banimi në jug të Berlinit. Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një krim të dhunshëm.
Trupat – dy të rritur dhe tre fëmijë – kanë plagë me armë zjarri dhe thikë, sipas prokurorisë së Cottbus-it. Kështu është shprehur kryeprokurori Gernot Bantleon të shtunën, shkruan dpa.de.
Tre fëmijët janë katër, tetë dhe dhjetë vjeç ndërsa dy të rriturit janë 40 vjeç.
Menjëherë kanë nisur hetimet penale, të cilat kanë vazhduar edhe pasdite, transmeton albinfo.ch. Përveç teknikëve të mjekësisë ligjore, në vendngjarje ka qenë edhe eksperti i Institutit për Mjekësi Ligjore të Brandenburgut, ka thënë prokurori i përmendur.
Siç raporton një nëpunëse policore, ajo kishte marrë një telefonatë pak minuta para mesditës. Telefonuesit e konsideronin të pazakontë që nuk po i shihnn askund banorët e shtëpisë në lagjen Senzig.
Në njoftimin për shtyp thuhet se dëshmitarët kishin parë njerëz të pajetë në shtëpinë e familjes. Më pas, zyrtarët i kanë gjetur të vdekur pesë banorët e shtëpisë, anëtarë të një familjeje.
Sipas informatave që japin disa media gjermane, familja ndodhej në karantinë për shkak të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













