Shkurt.ch
Gjenden kufomat e katër personave, dyshohet për dramë familjare

Në një terren malor në Kantonin Neuchatel janë gjetur sot kufomat e katër personave: një burrë, një grua dhe dy fëmijë të vegjël. Dyshohet se kemi të bëjmë me një dramë të rëndë familjare, thotë policia e kantonit, edhe pse ende nuk dihet me siguri lidhja në mes të personave të vdekur.
Në afërsi tëmalit Creux-du-Van janë gjetur kufomat e një burri dhe të dy fëmijëve të vegjël ndërsa disa qindra metra më tutje, edhe kufoma e një gruaje.
Sipas hulumtimeve që ka bërë gazeta regjionale franceze “L`Est Republicain”, babai dhe dy fëmijët ishin nga Pontalier ndërsa gruaja e vrarë nuk është bashkëshortja e burrit në fjalë.
Ndërkaq, e ëma e fëmijëve të vrarë nuk është gjetur ende. Kërkimi i saj ka filluar të premten në mëngjes pas thirrjes së një burri në polici.
Ai kishte shprehur shqetësimin e tij sepse një familjar i tij kishte marrë një informatë sipas të cilës babai, me qëllime jo të mira, i shoqëruar nga dy fëmijët kishte marrë rrugën për në Creux du Van.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak