Lajme
Policia gjen armë dhe para në lokalin ilegal të kosovarit
Operatori i dyshuar i këtij lokali, një kosovar 34-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendin ku u zhvillua inspektimi
Në Oensingen, policia e kantonit të Solothurnit ka kontrolluar një pronë të premten në mbrëmje nën dyshimin se aty zhvillohen lojëra të paligjshme të fatit. Ajo ka kapur me këtë rast disa njerëz duke luajtur bixhoz si dhe ka konfiskuar para dhe gjësende të vjedhura, shkruan Aaagauer Zeitung.
Gjatë inspektimit, janë sekuestruar disa dhjetëra mijë franga si dhe një armë dhe pasuri të dyshuara me prejardhje kriminale, transmeton albinfo.ch. Janë kontrolluar të gjithë njerëzit e pranishëm.
Ata do të raportoheni për shkak të shkeljeve të ndryshme në fushën e ligjit ekonomik dhe të punës dhe mosrespektimit të udhëzimeve rreth pandemisë.
Operatori i dyshuar i këtij lokali, një kosovar 34-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendin ku u zhvillua inspektimi dhe po ashtu është raportuar, përcjell albinfo.ch.
Policia, në këtë aksion të saj është mbështur nga punonjësit e zyrës së prokurorit publik në Kantonin e Solothurnit dhe Komisioni Federal i lojërave të fatit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













