Kosova
Gjendja e të lënduarve pas aksidentit në Gjilan
Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi dje në Gjilan rezultoi të jetë fatal për një person.
E edhe tetë të lënduar tjerë po trajtohen në Spitalin e Gjilanit dhe në Prishtinë, raporton lajmi.net.
Pesë të lënduar po trajtohen në atë të Gjilanit ndërkaq që gjendja e tyre, siç ka bërë të ditur për lajmi.net drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nistret Hajrullahu është stabile.
Mirëpo, situatë krejt e njëjtë nuk është me të lënduarit në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka bërë të ditur për lajmi.net se njëri nga tre të lënduarit është në gjendje të rëndë. Ai është transferuar në mjekim intensiv. “Tre personat e transferuar nga Spitalit i Gjilanit fillimisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente. Një është transferuar në kirurgji torkale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji po ashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, ka thënë ai.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shoferi i kamionit, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













