Bota
Gjashtëmujori me më së paku dëme nga katastrofat natyrore në botë
Dëmet gjatë këtij gjysmëvjetori janë më të vogla se gjysma e mesatares së dëmeve nga katastrofat natyrore të viteve të fundit për një periudhë të tillë
Në gjysmën e parë të vitit 2019, në gjithë botën është regjistruar një trend i rënies së ndieshme të dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore. Kështu, siç konstaton kompania gjermane e risigurimit, “Munich Re”, sasia e dëmeve të shkaktuara gjatë periudhës në shqyrtim, llogaritur me para, ka qenë 42 miliardë dollarë.
Sado e madhe që duket kjo shumë, ajo është më e vogël se gjysma e mesatares së dëmeve nga katastrofat natyrore, të regjistruara gjatë viteve të fundit për një periudhë të tillë, shkruan srf.ch.
Më së shumti viktima nga këto katastrofa ka shkaktuar cikloni Idai që ka kaluar nëpër Mozambik, Afrikë, transmeton albinfo.ch. Më shumë se 1000 veta kanë gjetur vdekjen si pasojë e atij cikloni.
Ndërsa katastrofa natyrore që ka shkaktuar më së shumti dëme materiale gjatë periudhës së përmendur ka qenë seria e disa tornadove dhe e motit të ligë që pati përfshirë SHBA-në, përcjell albinfo.ch. Është llogaritur se dëmi që është shkaktuar nga këto fatkeqësi ka qenë 3.3 miliardë dollarë.
Kompania risiguruese Munich Re doklumenton prej dhjetëra vitesh dëmet që shkaktohen në botë nga katastrofat natyrore.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












