Lajme
Gjashtë persona u dënuan për trafikim me emigrantë
Hetimet, sipas EULEX-it, ishin bërë në bazë të informacioneve të marra nëpërmjet bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Shqipërinë
Një trup i bërë prej gjykatësish vendorë dhe ndërkombëtarë të EULEX-it, kanë dënuar të premten gjashtë qytetarë kosovarë për kontrabandim me emigrantë. Vendimin për dënimin e tyre e ka marrë Gjykata e Qarkut në Prizren, ndërsa personat e inkriminuar në veprat e jashtëligjshme i përkasin regjionit të Pejës.
“Armend Bezera, Besim Idrizaj, Nysret Alijaj, Hasan Bobi u dënuan me nga një vit burgim, Tahir Berisha u dënua me dy vite e gjysmë burgim, Naser Idrizaj u dënua me tri vite e gjysmë burgim. Po ashtu, Naser Idrizajt i është shqiptuar gjoba prej 1500 Euro për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, kurse është shfajësuar për posedim të paligjshëm të drogës”, thuhet në njoftim të EULEX-it.
Hetimet, sipas EULEX-it, ishin bërë në bazë të informacioneve të marra nëpërmjet bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me Shqipërinë.
“Hetimet kanë filluar në gusht 2010 kundër dy të akuzuarve, ndërsa në bazë të përgjimit të bisedave telefonike janë identifikuar dëshmitarët dhe bashkë-kryerësit. Të gjithë të akuzuarit u arrestuan në maj 2011”, thuhet në njoftimin e Misionit të BE-së për sundim të Ligjit.
Trafikimi me persona ka qenë një zeje mjaft profitabile gjatë dy dekade të fundit në Kosovë dhe në vendet ballkanike. Shumë qytetarë kanë paguar para më të maje, deri në 5 mijë euro për person, për të kaluar në mënyrë klandestine në vendet e Bashkimit Evropian.
Rrugëtimi nga Ballkani në BE shpesh është përcjellë më rreziqe të mëdha, ndërsa dy vjet më parë një grup kosovarësh përfundoi tragjikisht në lumin Tisa të Serbisë, gjatë përpjekjes për të kaluar në Hungari. Shumica nga ata që tentuan të dalin ilegalisht u mbytën në lum. Për këtë tragjedi janë dënuar disa matrapazë në Kosovë më dhjetëra vite burg.
Dënimi i këtyre gjashtë personave nuk është i vetmi këtë vit. Edhe më herët janë dënuar disa persona për trafikim me emigrantë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











