Shkurt.ch
Gjashtë gjyshe do ta përfaqësojnë Rusinë në Eurovision
Rusia do të marrë pjesë në Eurovision me një grup prej gjashtë gjyshesh, pasi ato u shpallën fituese të festivalit kombëtar rus
“Gjyshet e Buranovos”, do të udhëtojnë në Baku në muajin maj, për të marrë pjesë në festivalin që bashkon këngët më të mira të Evropës.
Gjashtë mundën 24 këngëtarë të tjerë në natën finale, përfshirë edhe këngëtarin Dima Bilan, fitues i Eurovisionit në vitin 2008 dhe Yulia Volkova, e bërë e famshme si një prej dy vokalisteve të grupit Tatu.
”Buranovskiye Babushki”, të ardhura nga Republika e Udmurtit, deklaruan se do të përdorin çdo shumë që mund të grumbullojnë për të ngritur një kishë në qytetin prej të cilit kanë marrë edhe emrin e grupit.
”Gjyshet nuk kanë nevojë për lavdi dhe pasuri”, deklaroi gjyshja Ollga, një prej këngëtarëve në një gazetë vendase. “Qëllimi ynë i vetëm është të fitojmë aq para sa për të ndërtuar një kishë në fshatin tonë”.
Kënga me të cilën ato do të konkurrojnë nis me motive tradicionale nga krahina nga e cila vijnë, për të vazhduar me një dance modern, ndërsa refreni thotë: “Festë për të gjithë, ejani dhe kërceni”. Kënga do të këndohet në tre gjuhë, në anglisht, në rusisht dhe në gjuhën udmurte të folur në Buranovo, një gjuhë e ngjashme me finlandishten.
Megjithatë, grupi i gjysheve ruse nuk do të jenë pensionistet e vetme në Eurovisionin e vitit 2012, pasi Britania e Madhe do të paraqitet në këtë edicion të 57 të festivalit me këngëtarin 75-vjeçar Engelbert Humperdinck.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










