Shkurt.ch
Gjarpri mbi aeroplan lufton për mbijetesë
I mbuluar me gjak, gjarpri nuk dorëzohej edhpse trupi i tij vazhdimisht përplasej në metalin e aeroplanit
Një gjarpër i llojit piton është gjetur befasisht në krahun e aeroplanit të kompanisë Qantas që po fluturonte nga Australia drejt Papua Guinesë. Pasagjerët kanë ndjekur të shokuar nga dritaret luftën e pagjasa të pitonit kundër fuqisë së erës dhe të ftohtit. Njëri prej tyre e ka bërë edhe xhirimin me këeto pamje impresive.
“Gjatë gjithë kohës së fluturimit ai përpiqej të hynte në aeroplan, edhepse i duhej të luftonte kundër erës që fryente rreth 400 kilometra në orë. Pitoni duket se para aterrimit të aeroplanit në Cairns kishte hyrë në pjesët e hapura të krahut të aeroplanit, por era e ka nxjerrë atë sërish jashtë.
I mbuluar me gjak, gjarpri nuk dorëzohej edhpse trupi i tij vazhdimisht përplasej në metalin e aeroplanit. Në fund, me rastin e aterrimit në Port Moresby, gjarpri stoik “dha shpirt”.
Një zëdhënëse e kompanisë ajrore “Qantas” ka deklaruar se deri më tash nuk kishte ndodhur kurrë diçka e tillë
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










