Koronavirusi: çast pas çasti
Gëzohen britanikët, fillojnë masat lehtësuese
Qeveria britanike ka lehtësuar në mënyrë thelbësore masat anti COVID këtë të shtunë, me vendin që po rihap ekonominë pas muajsh të tërë në izolim.
Britanikët e kanë cilësuar si super e shtuna pasi frizerët, baret dhe restorantet u rihapën.
Radhë të gjata viheshin re jashtë çdo frizeri të shtunën që në orët e para të mëngjesit. Hapja e këtyre lloj shërbimeve është bërë duke u bazuar në një protokoll strikt sigurie shëndetësore, pasi duhet të ofrojnë maska apo sterilizues duarsh për klientët e tyre, transmeton Scan.
Pagesat duhen bërë vetëm në mënyrë elektronike dhe pa kontakt, ndërkohë që kudo janë instaluar tabela ndarëse për të izoluar dhe krijuar distancimin fizik, përcjell albinfo.ch.
Edhe baret janë rihapur nën kushte mjaft strikte. Madje kanë qenë vetë pronarët e bareve ata që kanë qenë më të ndërgjegjshmit për marrjen e këtyre masave, për të shmangur ndonjë vatër të mundshme infeksioni.
Baret kanë ulur ndjeshëm numrin e tavolinave dhe karrigeve për të respektuar kriteret e reja. Njëri prej punonjësve shprehet se nga 160 vende më parë, tani ka vetëm 48.
Pavarësisht se, qeveria ka dhënë dritën jeshile, gati 1/3 e bareve dhe restoranteve kanë vendosur vetë të qëndrojnë të mbyllura si pasojë e frikës nga virusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












