Lajme
Gezim Gashi, me ligjëratë në Universitetin prestigjioz “Harvard”
Duket sikur jeta e vështirë prej një refugjati është shndërruar në forcë për shumë shqiptarë që gjatë kohës së luftës në Kosovë morën rrugën në vende të ndryshme të botës për të pasur një jetë më të sigurt.
Shumë nga këta persona sot gëzojnë një jetë me plot suksese e madje disa edhe me një famë të madhe botërore, çka ka bërë që shqiptarët të ndihen krenarë me këta emra.
Një ndër ta është edhe djali nga Kosova, Gezim Gashi. Ai është shqiptari i parë në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë. Ai është një prej emrave më të njohur shqiptar në botën e artit në Suedi dhe emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles.
Por, degëzimet e suksesit për të po shtohen çdo ditë e më shumë.
Përderisa të gjithë e ëndërrojnë shkollimin në Universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, Gashi është ftuar për të ligjëruar para studentëve nga gjithë bota. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.
“Kjo është e pabesueshme për mua. Momente të tilla më kujtojnë mënyrën se si jam rritur. Kam qenë një refugjat gjatë luftës në Kosovë me ëndrra të mëdha. Bashkë me familjen time u shpërngulëm në Alvesta të Suedisë dhe tash më duhet të ndaj historinë time në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”, është shprehur Gëzim Gashi për KultPlus, përcjell albinfo.ch
Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post.
“Ndihem shumë krenar të ndaj historinë time dhe të njihem për atë që unë bëj për gjeneratën e re. Jam krenar që jam shqiptar dhe fakti që i bëj njerëzit e mi krenarë është shumë e rëndësishme për mua. Mezi po pres të marr pjesë në Harvard dhe të ligjëroj para studentëve nga e gjithë bota”, ka thënë Gashi.
Ligjërata nga Gëzim Gashi do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë















