Lajme
Shqiptari prezantoi librin e tij me rrëfime në Universitetin e Harvardit
Faton Bislimi ndihmon edhe studentët shqiptarë të kryejnë studime në SHBA dhe Kanada.
Autori dhe filantropisti shqiptar, Faton Bislimi, ka prezantuar në Universitetin e Harvardit librin e tij me rrëfime mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit në SHBA, shkruan albinfo.ch.
Gjatë studimeve dhe qëndrimit të tij në SHBA, Bislimi ka bashkëpunuar ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështjet shqiptare. Ai njihet edhe si filantropist i suksesshëm; përmes fondacionit arsimor, Bislimi ndihmon studentët shqiptarë të kryejnë studime në SHBA dhe Kanada.
Në profilin zyrtar të tij në Facebook, Faton Bislimi ka shkruar se është i nderuar që pati mundësi të prezantojë librin e tij me rrëfime në Universitetin e Harvardit.
“Sot, pata nderin e veçantë që në bibliotekën e John F. Kennedy School of Government, Harvard University (Shkollës Postdiplomike të Qeverisjes, Universiteti i Harvardit), se bashku me miq të mirë të dorëzoj librin tim mbi rrëfimin e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit! Ky rrëfim, që në këtë libër vjen edhe si kontribut i punës së jashtëzakonshme akademike dhe hulumtuese të znj. Shirley Cloyes DioGuardi, Kongresistit DioGuardi, z. Leke Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosove-Izrael, e z. Agim Alickaj, tash e tutje do të jetë në dorën edhe të hulumtueseve të Harvardit”, ka shkruar Bislimi.
“Krenar me kontributin heroik të popullit tonë në periudhën më të rëndë të historisë moderne evropiane! Krenar me “besën” si virtytin e traditën tonë që ka qenë bazament i karakterit shqiptar, e që sot na duhet më shumë se kurrë”, ka pëfunduar ai në postimin e tij. /Albinfo.ch.


Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












