Akil Gjakova është ndalur në gjysmëfinale të Grand Prix të Zagrebit, pasi është mposhtur nga xhudisti gjeorgjian Giorgi Loladze, përcjell albinfo.ch.
Loladze e fitoi përballjen me ippon, ndërsa Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Deri në gjysmëfinale, përfaqësuesi i Kosovës regjistroi katër fitore. Ai mposhti rumunin Lucian Bors Dumitrescu, ukrainasin Serhii Nebotov dhe Karim Abdulaevin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në çerekfinale, Gjakova triumfoi ndaj francezit Nathan Cadignan, duke siguruar vendin mes katër më të mirëve të kategorisë së tij./Albinfo.ch