Kalendari

Kërkohen protagonistë/e me përvojë migracioni për një reportazh

Nina Oppliger ka vendosur që për punimin e saj të masterit në fushën e gazetarisë së kulturës në Shkollën e lartë të Arteve në Cyrih të merret me temën e migracionit. Për këtë asaj i nevojitet një ose më shumë persona që kanë përvojë në fushën e migracionit, i cili (ose të cilët) do të bëhet protagonist i portretimit gazetaresk në trajtë reportazhi.

“I gjithë punimi im i kushtohet faktit se migrantët pothuajse fare nuk mund ta marrin fjalën ne medie. Prandaj unë kërkoj protagonist/etë cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e eksperimentit, për të rrëfyer vet tregimin e tyre. Se çfarë do të jetë ky tregim dhe se a luan rol aty përvoja me migracionin, u lihet vetë personave të portretuar”, shkruan Öpliger në kërkesën e saj për bashkëpunim. Kusht për pjesëmarrje është gatishmëria dhe dëshira për të punuar me një qasje jokonvencionale, bashkëpjesëmarrëse gazetareske. Po ashtu është kusht një njohje minimale e gjuhës gjermane ose angleze. Me përparësi kërkohen personat nga regjioni i Bernës, të cilët vetë kanë migruar dhe që nuk janë të lindur në Zvicër.

Forma: Reportaz, portret gazetaresk, me tekst dhe me fotografi, eventualisht sekuenca filmike. Kohëzgjatja 1 deri 2 ditë.

Korniza kohore: rreth mesit të muajit mars deri në fillim të muajit prill 2016, në varësi nga disponueshmëria individuale.

Kompensimi: Pasi që bëhet fjalë për një punim masteri, nuk kemi në dispozicion buxhet. Një kompensim simbolik mund të bëhet në bazë të marrëveshjes.

Nëse keni dëshirë të më rrëfeni rreth jetës tuaj, më kontaktoni me email

[email protected] ose me telefon: +41 79 243 30 76.