Kosova
Gërvalla ndalon punësimin e familjarëve të ngushtë të zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë vendim që në këtë ministri të mos kenë të drejtë të punësohen familjarët e ngushtë të zyrtarëve dhe diplomatëve që janë pjesë e institucionit që ajo udhëheq, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, nepotizmi, familjarizmi, mungesa e theksuar e profesionalizmit dhe llogaridhënies, kanë qenë arsye pse ky dikaster ka qenë në gjendje të mjerueshme.
“Është i gjatë rreshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në këtë ministri. I motrave dhe vëllezërve, i grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, kunatava, kunetërve dhe baxhanakëve të ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk është i vogël as numri i anëtarëve të ngushtë të familjes të zyrtarëve të MPJD/së. Deri në katër anëtarë nga e njëjta familje kanë qenë të punësuar në këtë institucion. Familjarë të ngushtë janë dërguar të shërbejnë në të njëjtin mision diplomatik”, shprehet Gërvalla.
“Për t’iu dhënë fund këtyre dukurive, kam nënshkruar vendimin me numër 113/2024, i cili ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”.
Gërvalla më tej ka thënë se rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale.
Kohë më parë ka pasur raportime se edhe e bija Gërvallës ka qenë pjesë e ministrisë për të bërë një praktikë që i nevojitej për shkollim.
Ky është dokumenti i publikuar nga Demokracia:
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











