Kosova
Gërvalla: Asociacioni i komunave me shumicë serbe shkel Kushtetutën e Kosovës
Në Kosovë, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë një Asociacion komunash që shkel Kushtetutën e vendit, ndërsa theksoi se Kosova është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Ajo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila po qëndron për një vizitë në Prishtinë.
Kosova po përballet me trysni ndërkombëtare për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet thonë se nuk do të zbatojnë një Asociacion një etnik.
“Se cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, se cilat do të jenë koncesionet që edhe Serbia do të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi, e shumë e shumë tema të tjera, mbetet të diskutohen në kuadër të dialogut. Por, Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, por që njëkohësisht janë marrë vesh që ai Asociacion të implementohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ai Asociacion nuk mund të implementohet në vendin tonë, sepse e shkel Kushtetutën dhe një qeveri një gjë që nuk do të duhej të bënte kurrë, që të merrte vendime të cilat shkelin ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, tha ajo.
Ministrja Gërvalla tha se Kosova është e gatshme që të diskutojë me Serbinë për të gjitha çështjet, por sipas saj, deklaratat e udhëheqësve serbë po e vështirësojnë dialogun.
“Në një atmosferë të tillë, unë e shoh të vështirë të dialogohet, por nuk shoh rrugë tjetër përveç dialogut momentalisht, dialogut në Bruksel. Jemi të lumtur që kemi përkrahjen e partnerëve dhe aleatëve edhe në këtë proces, ne jemi të gatshëm dhe kërkojmë me çdo ngulm që atë që ka thënë Bashkimi Evropian në gusht të vitit të kaluar që do të kemi takime të rregullta që ato takime të fillojnë më në fund”, tha ministrja Gërvalla.
Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se çdo situatë krize do të dëmtojë vetëm imazhin ndërkombëtarë të Kosovës dhe bëri thirrje që të shmangen me çdo kusht tensionet sikurse ato në fundvit.
“Atë siç e keni parë edhe propozimin e fundit unë besoj që Kosova do të ulet në tryezë dhe do të negociojë dhe do të flasë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe sigurisht këto negociata duhet të shpejtohen”, tha zoja Fajon.
Diplomatët amerikanë dhe evropianë janë vënë në përpjekje per të ripërtërirë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që kanë ngecur që nga fundi i muajit nëntor të vitit të kaluar. Diplomatët kanë shtuar përpjekjet për një marrëveshje ndërmjet palëve në dritën e një propozimi evropian, që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Propozimi i ri evropian synon të sigurojë zbatimin të gjitha marrëveshjeve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që aspirojnë integrimet evropiane.
Kryeministri Kurti, e ka cilësuar propozimin si “bazë të mirë për diskutime”, ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka theksuar se Serbia ka tri vija të kuqe sa i përket Kosovës: çdo marrëveshje e arritur duhet të zbatohet, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe duhet garantim i sigurisë së serbëve që jetojnë në Kosovë.
Për të çuar përpara diskutimet për propozimin evropian, diplomatë amerikanë dhe evropianë pritet që gjatë këtij muaji të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










