Integrimi
Gerarta Ballo, kandidatja shqiptare nga Italia për Parlamentin Evropian
Gerarta gëzon respektin dhe mbështetjen e arbëreshëve, nga ku ka marrë edhe vlerësime të rëndësishme siç është titulli Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin

Fushata për zgjedhjet evropiane tashmë është zyrtarizuar në Itali. Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse lidhen drejtpërdrejtë me të ardhmen e Evropës siç e njohim dhe për rrjedhojë edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Kolegji zgjedhor i Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë ka ndër emrat në listë atë të një italo-shqiptare: Gerarta Ballo. Ajo kandidon si e pavarur në listën e PD-së, partia e qendrës së majtë italiane, shkruan albanianews.it.
Gerarta Ballo, apo Geri, siç e thërrasin miqtë, ka nisur jetën e saj në Itali në moshën 11 vjeçe dhe ka qenë gjithmonë aktive ndër vite dhe një zë i rëndësishëm i komunitetit shqiptar të Italisë, përcjell albinfo.ch.
Ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Torino dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata të cilat lidhen ngushtë me aktivitetin e saj për të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta. Në këtë qytet pothuajse 10 vjet më parë drejtonte emisionin radiofonik ‘Shqip in Torino’.
Pikë referimi për diasporën e hershme të arbëreshëve dhe atë të re shqiptaro-italiane, Gerarta nuk u shkëput nga Shqipëria. Përkundrazi, eksperienca e punës më e fundit është në diplomacinë shqiptare, ku punoi për dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Romë.
Gerarta gëzon respektin dhe mbështetjen e arbëreshëve, nga ku ka marrë edhe vlerësime të rëndësishme siç është titulli Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin.
Mbështetje të madhe ka marrë nga miq të shumtë italianë, por edhe nga komuniteti shqiptar në Itali që po vjen duke u shtuar ora orës.
Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit dhe e realitetit kompleks të gjeneratave të dyta në Evropë, Gerarta do të jetë një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në Itali, por edhe për politikat e zhvillimit të kolegjit zgjedhor të Italisë së Jugut, ku edhe është kandidate.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës