E-Diaspora
Gentjan Zuta shpallet kampion zviceran në FIFA 2018, mund zv.kampionin europian
Gentjan Zuta është kampioni i ri zviceran në FIFA 18. Në një finale dramatike ai mundi Tim Katnawatos, njërin ndër lojtarët më të mirë botërorë në FIFA, shkruan blick.ch
Përpara turneut askush nuk besonte në fitoren e 25 vjeçarit Zuta. Ish-futbollisti profesionist në FC Thun, i cili është aktivizuar edhe një ndeshje me Maqedoninë U21, u shpall kampion zviceran në Bazel.
Pas fazës së grupeve «Getinho77» papritur doli në finale ku e priste zv.kampioni europian Tim «The StrxngeR» Katnawatos. Njëherësh top-favoriti.
Ndeshjen e parë gjermani e fitoi 1:2, ndërsa ndeshja e dytë u kontrollua nga shqiptari me origjinë nga Maqedonia (7:3). Rezultati përfundimtar ishte 8:4 (1:2, 7:3) për Zutën, i cili fitoi edhe çmimin prej 9000 frangave, përcjell albinfo.ch.
Gentjan Zuta në turnir luante me djelmoshat e Berner Young Boys, kështu që YB për këtë sezon fituan titullin e dytë kampion në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











