Integrimi
Gazmend Freitag hap ekspozitën e tij të parë personale në Vjenë
Ekspozita me titullin “Schöne Momente/ Momente të bukura” hapet më 22 tetor dhe do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar të vitit 2016
Piktori shqiptar që krijon në Austri, Gazmend Freitag do të hapë më 22 tetor ekspozitën e tij të parë personale në Vjenë. Ai, në kuadrin e galerisë “SVA Kunstplatz” do të prezantojë një përzgjedhje reprezentative të pikturave të tij në vaj si dhe vizatimeve me tush dhe me laps të realizuara viteve të fundit.
Gazmend Freitag praktikon të pikturojë ose të vizatojë me ndjeshmëri të hollë peizazhe nga vandlindja e tij ose motive nga mitologjia por edhe akte dhe portrete në piktura në vaj, vizatime me tush dhe me laps. Shumë nga krijimet e tij në ekspozitën “Momente të bukura” janë të realizuara në stilin e modernes klasike në një kombinim në mes të impresionizmit dhe ekspresionizmit, të frymëzuara nga rrënjët e tij kosovare, pasionit të tij për Francën dhe nga përvojat e tij të përditshme në Austri.
Gazmend Freitag vjen nga Kosova ku është i lindur në vitin 1968. Zhvillimet politike të fillimit të viteve `90, gjegjësisht shtypja që pe¨rjetoi Kosova duke iu mbyllur edhe Universiteti i Prishtinës e shtynë atë të emigrojë fillimisht në Gjermani, ku fillonm t`i përkushtohet ëndrrës së tij fëmijërore, pikturimit.
Nga viti 2004 Gazmend Freitag jeton në Linz të Austrisë ku është i pranishëm në ekspozita dhe panaire artesh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtare.
Ekspozita që mban titullin në gjermanisht dhe shqip “Schöne Momente/ Momente të bukura” do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar të vitit 2016. Ajo mund të vizitohet: të hënave nga ora 7:30 deri në orën 18:30; të marteve (7:30 – 14:30) dhe të premteve (7:30-13:30).
Në vernisazhin ku laudation do ta mbajë Ursula Pfeiffer do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryetari i komunës, Alexander Herzog.
Në kuadrin e hapjes së ekspozitës do të ketë edhe një koncert me bendin SolidTube (Blues-Rock unplugged).
Për informata: Sozialversicherungsanstalt der gewerblichen Wirtschaft
GBK Stabsstelle Public Relations
Wiedner Hauptstraße 84-86, 1051 Wien. Kontakt-Person:
Dipl.-Sozw. Yumiko Ishii
Organisatorin
Telefon: 05 08 08-3470
E-Mail: e-Mail
Web: http://www.svagw.at/kunstplatz
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Tetor 2015
- Ora09:00
- LokacioniVjenë
- Data e përfundimit28 Tetor 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste















