Shqipëria
Gazetarja austriake Wölfl: Ishte BESA shqiptare, ajo që më shpëtoi jetën
“Mbi të gjitha fati im ishte që unë humba rrugën në një mal shqiptar dhe jo diku tjetër, por vetëm këtu, ku ligjet dhe rregullat e mikpritjes qëndrojnë mbi të gjitha,” shkruan Wolfl, informon albinfo.ch.
“I am coming”, bërtiti një zë i qartë. Drita e zbehtë po dukej nga elektrikët e dorës, në kohën kur errësia kishte kapluar hapësirën rreth meje. Ishte një Odise, shkruan fillimisht gazetarja e talentuar austriake Adelheid Wolfl, që para pak ditësh humbi gjatë ngjitjeve në Parkun Nacional të Llogarasë, Shqipëri. I duheshte dy orë ecje nëpër humnerë për të parë dritën e shpresës. Ajo thur plot lavdata për punën e policisë dhe kulturës shqiptare. Pasi e pyesin se si është dhe i japin një banane për të hëngër, një ndihmës nxjer telefonin dhe i thotë “Family First”.
“Familja në Shqipëri është qendra e rregullit social. Dikur këtu sundonte Kanuni i Labërisi. Ky kanun nuk kishte si qendër vetëm mbrojtjen e nderit dhe burrërinë, por edhe mirësinë, bujarinë, besnikërinë dhe mbi të gjitha, mikpritjen,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e Wolfl për Der Standard, e cila njëherësh “turpërohet” që nga “budallakia e saj” ka “ngatërruar rrugën”.
Për këtë shpëtim, ajo falenderon edhe ambasadën austriake në Tiranë, që “BESËN shqiptare e ka përvetësuar për vete” dhe bëri çishte e mundur që të gjendej ajo duke aktivizuar gjithë personelin e saj.
“Mbi të gjitha fati im ishte që unë humba rrugën në një mal shqiptar dhe jo diku tjetër, por vetëm këtu, ku ligjet dhe rregullat e mikpritjes qëndrojnë mbi të gjitha,” shkruan në fund plot emocion Wolfl, e cila u largua nga Shqipëria me plot dhurata nga gjetësit e saj.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










