Uncategorized
Gazetari zviceran kujton trajnerin serb se shumë shqiptarë luajnë në ‘Nati’, ja si përgjigjet
“Jam një tip internacional. Çfarë për mua peshon, është se Zvicra ka një kombëtare shumë të mirë,” tha ai duke shtuar se nuk kujton të kaluarën kur vëllai i Granit Xhakës u përlesh në stadionin e Beogradit.
Gazeta më e klikuar zvicerane “Blick” ka botuar një intervistë të gjatë me trajnerin serb Mladen Krstajic, pak ditë përpara përballjes së vlefshme në grupin E mes Serbisë dhe Zvicrës.
Kur Krstajic ka theksuar se është i interesuar për secilin lojtar që ka pasaportë serbe, duke nënkuptuar edhe Miralem Sulejmanin, atëherë gazetari i “Blick” e kujton atë se “përballja kundër Zvicrës – ka shumë lojtarë më origjinë shqiptare”…, ku trajneri serb i përgjigjet, “kjo është përsëri politike. Unë nuk dua të flas për politikën.”
Më pas ai i kujton se rrjedh nga një baba malazez dhe nënë serbe, ndërsa është i lindur në një vend multi-kulturor – Bosnjë.
“Jam një tip internacional. Çfarë për mua peshon, është se Zvicra ka një kombëtare shumë të mirë,” tha ai duke shtuar se nuk kujton të kaluarën kur vëllai i Granit Xhakës u përlesh në stadionin e Beogradit.
Në lidhje me pyetjen që dy “zviceranët” Prijovic dhe Veljkovic, tani luajnë me Serbinë, trajneri 45 vjeçar përgjigjet se është “problem zviceran” që nuk ka ftuar më parë talentet dhe një rast i ngjashëm është edhe me Ivan Rakitic.
Në fund Krstajic tregon se nga qëndrimi nëntë vjeçar në Gjermani ka mësuar diciplinën, kurse si pjesë e karakterit të tij është edhe dashuria ndaj maleve dhe qëndrimi me familjen.
“Kur unë jam në natyrë jam tërësisht i çtensionuar, i qetë,” e përfundoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











