Lajme
Gazetari gjerman, tmerrohet me të riatdhesuarit në Kosovë
Një gazetar gjerman i televizionit WDR qëndroi në Kosovë për të parë nga afër të riatdhesuarit nga Gjermania. Ai u tmerrua me gjendjen e azilkërkuesve të kthyer
Kosova është konsideruar si vend i sigurt i origjinës, dhe për këtë fakt të gjithë refugjatët kosovarë që ia kanë mësyrë Evropës gjatë viteve të fundit, do të riatdhesohen. Këtë fat e ka pasur edhe Ibrahim Loku nga Kaçaniku, i kthyer nga Gjermania, i cili po përballet me një luftë të vështirë për ekzistencë.
Për të parë nga afër se si po jetojnë refugjatët e kthyer nga Gjermania, në Kosovë ka qëndruar gazetari i televizionit gjerman “WDR”, Jens Eberl. Ai e parë nga afër, se refugjatët “ekonomik” të kthyer Kosovë, po jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Ai vizitoi Ibrahim Lokun në Kaçanik, i cili u depërtua nga gjermania kohë më parë. 20 vjeçarit i duhet për të ushqyer një familje prej shtatë anëtarësh. Me punën e tij si druvar, ai fiton vetëm tre euro në ditë. Ai ndoshta do të jetë gjithmonë një punëtor me mëditje, do të ketë veç sa për të ngrënë dhe nuk mund të ofrojë asnjë të ardhme për fëmijët e tij, konsideron ai, transmeton Zëri.
Për të, kjo është shumë më tepër se vetëm një problem ekonomik: “është në pyetje jeta e tij”.
Autoritetet gjermane synojnë që në muajt e ardhshëm në veçanti, të deportojnë shumë njerëz nga Ballkani për në vendet e tyre. “Nuk ka asnjë mundësi për azil”, për shkak se vijnë nga Ballkani dhe janë “vetëm”refugjatë ekonomikë.
Por, çfarë në fakt do të thotë të jesh një refugjat ekonomik? pyet gazetari gjerman i televizionit “WDR”.
Ibrahimi është dashur të largohet nga Gjermania disa javë më parë, pasi kërkesa e tij për azil ishte refuzuar. Shtëpia ku jeton familja e tij, është me kushte të tmerrshme dhe pa kuzhinë. Me punën e tij si druvar, Ibrahimi fiton vetëm tre euro në ditë.
“Dhe meqenëse ai nuk është i vetmi që nuk ka fat, pasi edhe shumica e të rinjve kosovarë nuk gjejnë ndonjë vend pune apo ndonjë mundësi për të punuar”, shkruan ky gazetar gjerman.
Dhe kur Ibrahimi nuk mund të presë dru, ai e dërgoi Jens Eberl-in nëpër disa vende në Kosovë për t’i treguar atij sesi jetojnë njerëzit e rinj këtu dhe për çfarë ata janë të gatshëm për të sakrifikuar për të ardhmen e tyre në BE. Ibrahimi nuk e kupton se çfarë do të thotë kur gjermanët thonë se ai është “vetëm” një refugjat ekonomik. Për të, kjo është shumë më tepër se vetëm një problem ekonomik, është lufta për ekzistencë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











