Shkurt.ch
Gazetarët në Cyrih, përkujtojnë viktimat e Parisit
Kurt Pelda, Gazetari i Vitit 2014 i Zvicrës (reporter në zonat e krizës) ka thënë se “99 për qind e myslimanëve e dënojnë këtë atentat njësoj sikur ne"
Një ditë pas atentatit Terrorist të kryer mbi redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, mbrëmë në sheshin “Bürkliplatz” te Cyrihut është mbajtur një manifestim solidarizimi me viktimat. Rreth gjashtëqind veta janë tubuar për të nderuar të vrarët dhe për të përkujtuar rëndësinë e lirisë së mendimit e të shtypit.
Bartëse e manifestimit ka qenë organizata e gazetarëve të rinj “Junge Journalisten Schweiz”. Atyre u janë bashkuar edhe “Reporterët pa
kufij” dhe sindikata e gazetarëve “syndicom”. Po ashtu edhe “Federata e Bashkësive Nacionale Islame” u ishte drejtuar myslimanëve me thirrje për pjesëmarrje.
Të tubuarit kanë mbajtur në duar flakadanë të ndezur dhe transparente me mbishkrimin “Nous sommes Charlie – ne lâchons rien” .
Oratorët që janë paraqitur me fjalime kanë bërë thirrje për të mbrojtur vlerat e lirisë së mendimit dhe në të njëjtën kohë për të bërë diferencimin.
Kështu, Kurt Pelda, Gazetari i Vitit 2014 i Zvicres (reporter në zonat e krizës) ka thënë se “99 për qind e myslimanëve e dënojnë këtë atentat njësoj sikur ne. Por është me rëndësi të fillohet një debat i arsyeshëm mbi religjionin”.
Në përmbyllje të manifestimit janë lexuar emrat e të gjitha viktimave të Parisit dhe është mbajtur një minutë heshtje, shkruan srf.ch.
Tubime të tilla për t’iu bërë nderime viktimave të atentatit kundër redaksisë së “Charlie Hebdo” ishin organizuar edhe në qytete të tjera të Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









