Integrimi
Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Zvicër, krenarë me zbuluesen, Mira Murati
“Kjo pasqyron ambicien tonë” – kështu e feston komuniteti shqiptar Mira Muratin`, është titulli i një artikulli në 20minuten, ku përfaqësues të komunitetit flasin për "fenomenin"
Pas publikimit rreth një muaj më parë të lajmit se një shqiptare qëndron prapa zbulimit të ri “ChatGPT”, mediat britanike dhe pastaj edhe ato zvicerane sërish kanë nisur të shkruajnë gjerësisht rreth shkencëtares në fjalë, Mira Muratit, shkruan albinfo.ch.
Këto të fundit, e pasqyrojnë “euforinë” që në mesin e komunitetit shqiptar mbretëron lidhur me shqiptaren 35 vjeçare që jeton në SHBA.
“Kjo pasqyron ambicien tonë” – kështu e feston komuniteti shqiptar Mira Muratin`, është titulli i një artikulli të publikuar në 20minuten.ch, ku përfaqësues të komunitetit flasin për “fenomenin”.
Euforia që rrethon chatbot-in dhe gjeneratorin e tekstit ChatGPT është aktualisht e madhe. Pas saj qëndron 35-vjeçarja Mira Murati. Shqiptarja ka qenë Shefe e Teknologjisë në OpenAI, kompania që qëndron mbrapa ChatGPT, që nga maji i kaluar, transmeton albinfo.ch. Ajo ka punuar më parë në Tesla në Model X. Kjo e bën krenar komunitetin shqiptar në Zvicër.
“Të gjithë po flasin aktualisht për ChatGPT, qoftë me miqtë, në zyrë apo në tryezën e kuzhinës. Jemi shumë të lumtur që parapa kësaj qëndron një grua shqiptare”, thotë Përparim Avdili, kryetar i organizatës Swissalbs të komunitetit zvicerano-shqiptar dhe kryetar i FDP-së së qytetit të Cyrihut. Suksesi i Muratit është i jashtëzakonshëm dhe tregon se çfarë mund të arrihet me intelekt. Ajo ka një funksion të madh dhe të rëndësishëm modeli për komunitetin shqiptar dhe veçanërisht për gratë e reja, thotë ai.
“Ajo u jep të rejave shqiptare një perspektivë”
Manusha Sakica, sipërmarrëse dhe stiliste nga Lucerni, e sheh shkencëtaren shqiptare në mënyrë të ngjashme. “Mira Murati hap dyert dhe u jep të rejave shqiptare një perspektivë, transmeton albinfo.ch. Kjo u tregon atyre se ato mund të shkojnë larg – madje edhe në Silicon Valley.” Manushja e sheh shumë motivuese që një person që lëviz botën të ketë të njëjtat rrënjë sikur ajo vetë. “Ajo është një frymëzim për mua. Unë dhe ndoshta edhe çdo grua shqiptare do të donim tanitë pretendonim se është kushërira jonë”, bën shaka sipërmarrësja.
Edhe sipërmarrësi Sysret Kastrati është krenar për historinë e suksesit të Muratit. “Kjo pasqyron ambicien e komunitetit tonë dhe përpjekjen tonë për të bërë një ndryshim në botë”, përcjell albinfo.ch. Siç thotë ai, histori të tilla suksesi kanë një efekt të menjëhershëm pozitiv. “Ato na motivojnë të bëjmë më mirë, gjë që përfundimisht i sjell përfitim shoqërisë”.
Kastrati sheh një tjetër efekt pozitiv në perceptimin kombëtar dhe ndërkombëtar të komunitetit shqiptar. “Këto arritje na vendosin në një pozicion më të mirë strategjik, qoftë në nivel politik, personal apo biznesi. Pra, origjina jonë tani nuk lidhet me raporte negative, por përkundrazi me CTO të ChatGPT”.
Rreth suksesit të Mira Muratit, të lindur në vitin 1988 në Shqipëri ka shkruar këto ditë edhe gazeta Blick dhe disa media tjera zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











