Kosova
Gazeta zvicerane NZZ i ka kushtuar një artikull raporteve Kosovë-Serbi
Gazeta zvicerane: Kurti dhe Vuçiq nuk pajtohen kurrë, por të dy ishin kundër flamurit të Kosovës
Gazeta e njohur zvicerane Neuer Zuricher Zeitung, i ka kushtuar një artikull raporteve Kosovë-Serbi, në veçanti atyre mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në artikull shkruan se Kurti dhe Vuçiq, ndonëse kanë qëndrime të kundërta në politikë, të dytë të paktën janë kundër flamurit të Kosovës.
“Në asnjë mënyrë kuq e zi dhe asnjë shqiponjë”, sipas një legjende urbane në Prishtinë, ambasadori amerikan në 2007 dha udhëzimet se flamuri i Kosovës nuk duhej të përmbante këto dy detaje, në të vërtetë, konkursi i projektimit thoshte se duhet të shmanget ngjashmëria me flamurët e Shqipërisë dhe Serbisë, në mënyrë që të theksohet pavarësia”- shkruan gazeta zvicerane.
Tutje shkrimi i autorit Folker Pabst, shkruan se serbët nuk identifikohen me këtë flamur dhe shqiptarët preferojnë më shumë flamurin kuq e zi me dy koka transmeton Klan Kosova.
“Flamuri ka qenë gjithmonë i diskutueshëm.Shumica e serbëve të Kosovës nuk identifikohen me shtetin ose simbolet e tij dhe shumica shqiptare e popullsisë këtë pikë e sheh me ndjenjë patriotike të flamurit me dy koka”. Albin Kurti i cili ka fituar në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit me subjekt që e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se do ta njihte flamurin.
Gjatë takimit me ambasadorin britanik në zyret e LVV-së u pa flamuri kuq e zi, që ngjalli edhe reagimin e presidentit të Serbisë percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









