Koronavirusi: çast pas çasti
Gates tregon kur do të jetë vaksina gati
Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates beson se pothuajse çdo vaksinë kundër COVID-19 do të jetë efektive
Vaksinat e Pfizer dhe Moderna sipas të dhënave të para janë efikase, kurse Bill Gates pretendon se të njëjtën gjë shpreson se do ta japin edhe vaksina nga AstraZeneca dhe Johnson and Johnson, duke mos anashkaluar asnjëherë edhe atë të Novax, përcjell albinfo.ch.
“Besoj se nga shkurti të gjitha këto vaksina do të jenë efikase dhe të sigurta. Akoma po rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 dhe pritet të ketë rritje deri në shkurt, e kjo në SHBA do të nënkuptonte dymijë të vdekur brenda 24 orëve – deri në atë periudhë”, tha Gates.
“Për këtë këmbëngulë që të bartni maskat, duroni deri në pranverë sepse atëherë vaksinat do të fillojnë të zvogëlojnë numrin e të infektuarve gjithashtu do të ndihmojë edhe ndryshimi i motit, pra temperaturat e larta”, tha ai.
Disa vaksina kanë probleme logjistike, sikurse ajo e Pfizer që duhet të ruhet në frigoriferë të veçantë në minus 75 gradë celsius. Megjithatë, Gates beson se edhe ky problem do të zgjidhet.
“Duhet të kujdeseni që vaksinat të mos shpenzohen kot, por besoj se edhe kjo do të zgjidhet disi. Mendoj që do të ketë mjaft njerëz që menjëherë do të vaksinohen dhe ata do të tërheqin të tjerët dhe kështu me kalimin e kohës do të arrijmë nivelin e 70 për qind, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes”, ka shtuar Gates.
Për fund, ai për CNN theksoi se Ditën e Falënderimeve do ta kalojë me disa anëtarë të familjes përmes një videoje-“konference” me qëllim që të zvogëlojë numrin e të pranishmëve në një hapësirë të njëjtë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










