Kosova
Gashi: Funksionalizimi i aeroportit të Gjakovës i mundshëm
“Si Qeveri e sapoformuar, po përpiqemi ta vëmë theksin në këtë fushë, në prurjen e investimeve dhe ta reduktojmë burokracinë aktuale që investitorët të mos ikin në vendet fqinje”, ka thënë zëvendëskryeministri Gashi
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi, me të cilin ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e prurjes së investitorëve italianë në Republikën e Kosovës. Po ashtu në këtë sferë ata kanë parë si mundësi funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës.
“Si Qeveri e sapoformuar, po përpiqemi ta vëmë theksin në këtë fushë, në prurjen e investimeve dhe ta reduktojmë burokracinë aktuale që investitorët të mos ikin në vendet fqinje”, ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.
Edhe diplomati italian tha se është e rëndësishme të funksionalizohet ky dikaster për ta përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës në tërheqjen e investimeve strategjike. Në këtë takim, ndër të tjera, është diskutuar për funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës dhe për diasporën kosovare në Itali.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










