Shkurt.ch
Levrat fiton bindshëm ndaj sfiduesit nga radhët e SVP/UDC-së
Beteja më e ashpër pritet të zhvillohet në Kantonin e Freiburgut në mes të Jean-Fançois Rime nga SVP/UDC dhe Christian Levrat kryetar i Partisë Socialdemokrate (SP/PS)
Pas numrimit të votave në 162 nga gjithsej 164 vendvotime, kandidati i SP/PS-së Christian Levrat është fitues i qartë i vendit në senatin e Zvicrës, të sfiduar nga përfaqësuesi i SVP/UDC-së, Jean-Fançois Rime.
Levrat ka fituar 47.616 vota ndërsa Rime vetëm 26.548.
Krahas Levrat-it, fitues është edhe Beat Vonlanthen nga CVP-ja me 43965 vota.
——–
Sot në tre kantone të Zvicrës mbahet raundi i dytë (balotazhi) për zgjedhjen e deputetëve në Dhomën e Kantoneve ose në Senat. Fjala është për kantonet: Freiburg, Vaud dhe Gjenevë.
Beteja më e ashpër pritet të zhvillohet në Kantonin e Freiburgut. Aty do të garojnë Jean-Fançois Rime nga SVP/UDC, deputet nacional dhe kryetar i Federatës tregtisë në nivel të Zvicrës dhe Christian Levrat kryetar i Partisë Socialdemokrate (SP/PS) të Zvicrës, njëherësh deputet aktual në Dhomën e Kantoneve.
Për pjesën gjermanofone të kantonit të Freiburgut po ashtu kandidon Beat Vonlanthen i cili syon të zë vendin e bashkëpartiakut të tij Urs Schwaller.
Në kantonin Vaud në garë janë Geraldine Savary (SP) dhe Luc Recordon (i Gjelbër) të cilët pritet të fitojnë kundër kandidatit nga FDP FDP, Olivier Français ndërsa në Gjenevë Liliane Maury Pasquier (SP/PS) dhe Robert Cramer (i Gjelbër).
Rezultatet e para priten në orët e hershme të pasdites së sotme.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











