Lajme
Gara presidenciale në SHBA: Sandersi mbështet Bidenin
Vetëm një javë pas tërheqjes nga gara presidenciale, Bernie Sanders ka vendosur ta mbështetë oponentin e deritanishëm nga kampi i demokratëve, ish-zëvendëspresidentin Joe Biden.
“Na duhesh në Shtëpinë e Bardhë. Do të bëj gjithë çka mundem që ta realizoj këtë, Joe”, i tha Sandersi ish-zëvendëspresidentit amerikan gjatë një transmetimi direkt nga fushata e Bidenit.
“Sot, po kërkoj nga të gjithë amerikanët, po kërkoj nga çdo demokrat, po kërkoj nga çdo i pavarur, po kërkoj nga shumë republikanë, të bëhemi bashkë në këtë fushatë që ta mbështesim këtë kandidaturë, të cilën unë e mbështes”, tha Sandersi, raporton CNN.
Ndërkaq, Bideni u shpreh falënderues për mbështetjen e Sandersit, duke i thënë se do t’i duhet “edhe për të qeverisur”.
“Mendoj se miratimi juaj do të thotë shumë për mua. Mendoj se njerëzit do të befasohen se ne jemi shumë të ndarë për disa çështje, por jemi jashtëzakonisht të afërt për gjëra të tjera”, tha Bideni. “Do t’më duhesh – jo vetëm për ta fituar fushatën, por edhe për të qeverisur”.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahën në nëntor të këtij viti, dy kandidaturat për president janë Presidenti aktual Donald Trump nga ana e republikanëve dhe Joe Biden nga kampi i demokratëve, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











