Bota
Gara presidenciale amerikane në 2020, më e kushtueshmja në histori
Në vitin 1895, Mark Hanna, senator i shtetit Ohajo, shpjegonte se si funksiononte politika në kohën e tij: “Dy gjëra janë të rëndësishme në politikë”, thoshte ai, “e para, janë paratë, e dyta … nuk më kujtohet se çfarë mund të jetë e dyta”.
Rreth 125 vjet më vonë, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë.
Në çdo dy vjet të ciklit elektoral në Shtetet e Bashkuara, kandidatët dhe përkrahësit e tyre shpenzojnë miliarda dollarë për t’u bërë të njohur në publik, për të dhënë mesazhet e tyre dhe për të diskredituar rivalët politikë.
Sipas vlerësimeve, zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 kushtuan 2,4 miliardë dollarë. Në këtë shifër përfshihen shpenzimet e kandidatëve dhe të grupeve të ndryshme të interesit. … Dhe kishin për të qenë edhe më të kushtueshme, në se Donald Trumpi nuk do të ishte bazuar kryesisht tek strategjia unike e fushatës së tij, mbulimi falas nga mediat, në vend të reklamave me pagesë, shkruan VOA, përcjell Albonfo.ch.
Megjithatë, kjo ishte një shifër jashtëzakonisht e madhe, më e madhe se ekonomitë e dhjetëra vendeve të botës atë vit. Po t’i shtosh shpenzimet e kandidatëve për poste të tjera federale, të anëtarëve dhe Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, shifra e përgjithshme e shpenzimeve atë vit zgjedhor do të ishte marramendëse, rreth 6,5 miliardë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











