Lajme
Gjuha shqipe, në vendin e tretë në mesin e gjuhëve të huaja në Zvicër
Folësit e shqipes janë në vendin e dytë (pas atyre të anglishtes) në zonën gjermane, në të tretin në zonën frankofone dhe në të pestin, në atë italiane
Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka publikuar së fundi të dhënat më të reja mbi gjendjen, respektivisht përhapjen e gjuhëve që fliten në Zvicër, në vitin 2020 dhe zhvillimet në krahasim me vitin 2010.
Nga broshura përkatëse që ka publikuar BFS, albinfo.ch ka nxjerrë të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me përhapjen e gjuhës shqipe në zonat gjuhësore zvicerane, si në zonën gjermane, frënge dhe atë italiane.
“Që nga mesi i shekullit të 20-të, përqindja e folësve të gjuhëve jo zvicerane paraqitet e lidhur drejtpërdrejt me rritjen dhe ndryshimin e përbërjes së popullsisë së huaj në Zvicër”, thuhet në hyrje të publikimit.
Gjuhët jokombëtare më të folura ishin gjuhët ballkanike në vitin 2000, si serbishtja, kroatishtja dhe shqipja. Ndërkaq, në vitin 2020, anglishtja ishte në krye (6.7%), pasuar nga portugalishtja (3.5%), shqipja (2.8%), spanjishtja (2.4%), shkruan albinfo.ch.
Ndërsa gjuhët ish jugosllave të përmbledhura me shkurtesën BKMS (boshnjake, kroate, malazeze dhe serbe përbëjnë së bashku 2.4%
Të gjitha gjuhët jokombëtare përveç BKMS, holandishtes gjermanishtes dhe turqishtes janë përmendur nga popullsia 15 vjeç më shpesh si gjuhë kryesore në krahasim edhe me vitin 2010. Anglishtja në veçanti nga dekada e parë e shekullit ka përjetuar një ngritje të fortë, gjegjësisht folësit e saj janë shtuar me 2.2 pikë përqindjeje në vitin 2020.
Numri i folësve të gjuhës portugeze është rritur gjithashtu (+0,5 pikë përqindje). Ndërsa folësit e gjuhës shqipe dhe asaj spanjolle kanë shënuar rritje të dyja +0,3 pikë përqindje.
Është interesante të shikohet përhapja e gjuhëve jo vendore në varësi të rajoneve të ndryshme gjuhësore brenda Zvicrës.
Kështu, në zonën gjermanishtfolëse, 6.5% e popullsisë thonë se për ta anglishtja është gjuha kryesore (për moshën 15 vjeçare e sipër). Në këtë zonë gjuha shqipe është e dyta, ajo flitet nga 3.2% e banorëve ndërsa të katër gjuhët e sllavëve të jugut, të marra së bashku (BKMS ) fliten nga 2.8%.
Në zonën frankofone, siç mund të shihet nga grafikonët e publikuar, shqipja (me 2.2%) zë vendin e katërt, pas anglishtes portugalishtes dhe spanjishtes, shkruan albinfo.ch. Ndërsa në zonën italishtfolëse, gjuha shqipe është vetëm në vendin e pestë, pas anglishtes, portugalishtes, spanjishtes dhe BKMS.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa